Noizy ka reaguar pas sherrit, Cllevion Serbianon të cilin e goditi me grusht, në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.
Sherri besohet se ka ndodhur pasi ky i fundit ka provokuar dhe sharë Noizyn në rrjete sociale, e madje ka shkuar deri te lokali i tij në Durrës.
Në reagimin e tij Noizy shkruan se nuk do të lejojë askënd që të ofendojë familjen e tij, ndërkohë që shton se Cllevio u pre në besë nga shokët e tij, që edhe pse kishin shkuar me 4 makina, në momentin e sherrit kishin nxjerrë celularët për të filmuar.
Në videon e publikuar shihet se si Noizy godet me grusht Cellevion e më pas nis ta ndjekë me vrap, ndërsa shokë të tij Ii bashkohen me shpejtësi.
Vlen të theksohet se Kleviol Ahmeti, ishte në të kaluarën anëtar i The Bloody Alboz (TBA), i njohur me nofkën atëherë “Hudra”. Po ashtu, ai është mik shumë i mirë edhe me këngëtarin e njohur Arkimed Lushaj (Stresi).