“Ende nuk mbushem me frymë”, vajza e Bujar Nishanit prek me postimin e saj (Foto)

14 June 2022, 12:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ende nuk mbushem me frymë”, vajza e Bujar Nishanit prek me
Fiona dhe Bujar Nishani

Më 28 maj u nda nga jeta ish-presidenti, Bujar Nishani i cili vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. 

Ish-presidenti Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën. Kjo e fundit ka reaguar pak orë më parë përmes një postimi në Instastory. Fiona ka postuar një foto nga fëmijëria, ku shfaqet në shpatullat e të atit. Një moment ky i paharrueshëm për të.

“Ende nuk mbushem me frymë”, ka shkruar Fiona përmbi foto tepër e prekur.

“Ende nuk mbushem me frymë”, vajza e Bujar Nishanit prek me



Video