Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, ndodhet në burg që pas sherrit me reperin tjetër Noizy, për shkak se theu masën e sigurisë "arrest shtëpie".
Gjatë kësaj kohe, shumë familjarë, shokë dhe fansa të Cllevios kanë kërkuar lirimin e tij, teksa familjarët pretendojnë dhe se ai po keqtrajtohet në burg.
Së fundmi, edhe aktorja Megi Pojani ka kërkuar që Cllevio Serbiano të dalë nga burgu. Në një video të postuar në rrjetet sociale, ajo shfaqet duke dëgjuar këngën e fundit të reperit "Paridi", ku Cllevio përmend dy motrat Pojani, Megi kërkon që ai të dalë nga burgu.
Kiujtojmë se para se të hynte në burg, gjatë bashkëbisedmeve me shokët e tij në rrjetet sociale, Cllevio tregonte dhe bisedat që bënte dhe me Megi Pojanin.