Uta Ibrahimi, alpinistja shqiptare nga Kosova ka arritur të ngjisë majën e dytë më të lartë në botë, K2, që ngrihet në një lartësi prej 8,611 metra mbi nivelin e detit.
Në një postim në rrjetet sociale, Uta ka ndarë pamjet e ketij sukses për të cilin thotë se është përgatitur një jetë të tërë.
Maja K2 konsiderohet si më e vështira për t'i ngjitur ndonëse renditet e dyta për nga lartësia pas Everestit. Për aplinistët e pa eksperiencë, por edhe për shkak të gabimeve njerëzore, ky mal ka rezultuar shpesh fatal.
"27 Korrik e ngjita Majën K2 8611m, e dyta më e nalta, e para për vështirësi
Kam provu me i ba disa video, edhe me u shpreh ma shumë … por si kurr asnjier tjetër, lotët e gëzimit edhe emocionet nuk më lejshin.. mi nalshin fjalët në fyt. Nji JETË punë për me ardh deri këtu", shkruan ajo në rrjetet sociale.
K2 ndodhet në Kashmir, mes Pakistanit dhe Kinës.
27 Korrik e ngjita Majën K2 8611m, e dyta më e nalta, e para për vështirësi ⛰️
— Uta Ibrahimi (@UtaIbrahimi) July 31, 2023
Kam provu me i ba disa video, edhe me u shpreh ma shumë … por si kurr asnjier tjetër, lotët e gëzimit edhe emocionet nuk më lejshin.. mi nalshin fjalët në fyt.
Nji JETË punë për me ardh deri këtu???? pic.twitter.com/oBSG7k0b8V