Keisi Medini flet për herë të parë për marrëdhënien me partneren e babait: Më erdhi e papritur, bota ime ra poshtë!

31 July 2023, 20:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Keisi Medini flet për herë të parë për
Keisi Medini dhe Sabiani


Keisi Medini ka një marrëdhënie të ngushtë me të atin Sabianin, por kur vjen puna tek partnerja e tij gjërat nuk janë aq mirë.

Në emisionin “Kepi i Vipave”, Keisi ka treguar se bota e saj i është shembur kur ka njohur partneren e re të babit, me të cilën sot s’ka asnjë lloj komunikimi.

Duket se ajo nuk e ka qejf, megjithëse ajo është mamaja e vëllait të Keisit, Enesit (vëllai nga babai).

“Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar, më kanë bërë më të fortë, më kanë rritur më shumë…", ka treguar Keisi.


Video