Elon Musk mori nën kontroll të plotë Twitter, Amber Heard mbyll llogarinë e saj

3 November 2022, 00:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elon Musk mori nën kontroll të plotë Twitter, Amber Heard mbyll
Heard dhe Musk

Amber Heard është larguar nga Twitter pasi miliarderi Elon Musk ka marrë kontrollin e plotë të kompanisë. Një tjetër thashethem thotë se vetë Musk ka qenë ai që ka vendosur të mbyllë llogarinë e aktores. 

Amber Heard, ish-bashkëshortja e Johnny Depp, pati një lidhje romantike me Elon Musk pas ndarjes me yllin e “Pirates of the Caribbean”. Heard u takua me Musk për gati një vit pas divorcit të saj nga Depp në Janar 2016.

Ata thuhet se u takuan për herë të parë në xhirimet e filmit “Machete Kills” të Robert Rodriguez në 2013, ku Heard ishte protagoniste dhe Musk pati një paraqitje të shkurtër. “Hollywood Reporter” fillimisht raportoi se Musk u “fiksua” me Heard dhe filloi t’i dërgonte e-mail Rodriguez dhe ekipit të tij për të organizuar darka dhe dreka me të.

Edhe gjatë gjyqit mes Depp dhe Heard, u zbuluan disa detaje të marrëdhënies mes manjatit dhe aktores.

 


Video