"Çfarë specie je moj vajzë?"/ Bora Zemani kërkon burgim të përjetshëm për Aurona Pelajn që rrahu të moshuarën

2 November 2022, 19:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Çfarë specie je moj vajzë?"/ Bora Zemani kërkon
Bora Zemani dhe Aurona Pelaj

Një "bum" reagime të ashpra ka patur në rrjet ndaj Aurona Pelaj, punonjësja e cila shfaqej duke dhunuar barbarisht një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve.

Reagimet ka patur nga qytetarët e thjesht, por edhe masivisht nga personazhet publikë, qoftë në Kosovë, apo edhe në Shqipëri. 

Një prej tyre që ka reaguar është edhe moderatorja Bora Zemani, e cila përmes një postimi në InstaStory, e konsideron si skandaloze atë ngjarje. Bora shkruan më tej se ta shohë gjithë jetën në burg Aurona Pelajn nuk i dhimbset.

"Kjo është skandaloze! Pamje më të neveritshme nuk kam parë në jetën time. Çfarë specie je moj vajzë?!?!?! Është e kotë të të kujtoj unë që ke lindurt nga një nënë e ndoshta je/do jesh edhe vetë nënë sepse përmblidhesh me dy fjalë NJERI I KEQ! Dhe më e keqja është që ke edhe shoqe që të shohin në çmendurinë tënde e nuk bëjnë asgjë për të të ndaluar. Nuk më dhimbsesh aspak të të shoh në burg gjithë jetën." shkruan Bora Zemani.

Aurona Pelaj u arrestua nga policia, bashkë me kolegen e saj që filmonte aktin e rëndë dhe qeshte, si dhe kryekujdestaren e shtëpisë së të moshuarve.

"Çfarë specie je moj vajzë?"/ Bora Zemani kërkon


Video