Elon Musk hyn në selinë e Twitter me një…lavaman

26 October 2022, 22:24Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elon Musk hyn në selinë e Twitter me një…lavaman
Elon Musk

Elon Musk vizitoi këtë të mërkurë selinë qendrore të Twitter në San Francisco. Musk, i cili ndodhet shumë pranë mbylljes së marrëveshjes 44 miliardë dollarëshe u shfaq duke mbajtur në duar një lavaman.

“Duke hyrë brenda godinës së Twitter, lereni të zhytet (sink in)”, tha në një postim në Twitter njeriu më i pasur në botë, krahas videos së publikuar.

Marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar dhe Musk iu dha kohë nga gjykata e Delaware deri më 28 tetor për ta mbyllur.

Punonjësit e Twitter mbase nuk e shohin anën qesharake të veprimit të tij duke qenë se Musk u tha bankierëve se kërkon të shkurtojë stafin e kompanisë me 75%. Njeriu më i pasur i botës rinisi përpjekjet e tij për të blerë kompaninë më herët këtë muaj, pasi u tërhoq fillimisht nga blerja.

Musk ra dakord të blinte Twitter me 44.20 milionë dollarë në prill por deri në korrik ai ndryshoi mendje.


Video