“E vetmja, pa parashuta e drona” Beniada Nishani ironizon tre finalistët e “Big Brother VIP” (FOTO)

1 July 2022, 20:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E vetmja, pa parashuta e drona” Beniada Nishani ironizon tre
Katër finalistët e Big Brother Vip

Beniada Nishani është një modele shumë e suksesshme në Itali, por deri në momentin e pjesëmarrjes në "Big Brother Vip" ajo njihej shumë pak në Shqipëri.

Në fillim të realityshow shumë pak vetë e mendoni se ajo do të shkonte deri në finale, por arriti të fitonte zemrat e publikut me karakterin e saj dhe pozitivitetin që tregoi.

Një postim i saj i fundit në InstaStory, po interpretohet në rrjetet sociale si ironi ndaj tre finalistve të tjerë: Ilir Shaqiri, Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira.

Beniada ka shpërndarë një status në Instagram nga një faqe që shkruan: “Personi i vetëm që shkoi në finale pa parashuta e drona, po me forcat e veta. Bravo. Kështu vazhdo!”. Modelja i ka bërë "repost" postimit në llogarinë e saj duke shkruar: “Nuk mund ta harroj kurrë mbështetjen tuaj”, duke nënkuptuar se është dakord me fjalët e shkruara.



Video