Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar këtë të premte një takim me reperin shumë të dashur për publikun shqiptar, Noizy.
Lajmin e ka bërë me dije vetë kryebashkiaku përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka ndarë një foto me reperin dhe paralajmëron diçka të madhe.
"Diçka e madhe po vjen në Tiranë..." shkruan Veliaj krahas fotos. Mësohet se në datën 14 Gusht do të mbahet në "Air Albania" një koncert dhe kjo është kuptuart nga postimet e Noizyt në rrjetet sociale.
Ai ka bërë me dije se emra të tillë si Loredana, Yll Limani, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora,Buta, Lyrical Son, Mc Kresha e shumë artistë shqiptarë priten të ndezin “Air Albania” në gusht. Përpos tyre, Noizy lajmëroi se do të sjellë reperët më të mëdhenj në Evropë për të performuar krah tij.