Reperi Mozzik ka reaguar pas lajmeve se ai ishte ndaluar nga policia doganore në Aeroportin e Prishtinës.
Ai u ndaluar për orën e tij të dorës Richard Mille, e cila kap një vlerë rreth 1.5 milionë euro dhe për shkak se kishte një borxh për të paguar në Administratën Tatimore të Kosovës, në vlerën e rreth 500 mijë eurove.
Mozzik ka mohuar të gjitha pretendimet për arrestim dhe borxh, duke i cilësuar ato si shpifje dhe informacione të pavërteta.
Sipas tij, nuk ka pasur asnjë arrestim dhe se gjithçka ka qenë vetëm një procedurë e dhënies së deklaratës për hetimet lidhur me orën e dorës.
“Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille.
Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë i Mozzik:
Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille.
Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje.
Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë.
Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte. Ju dua edhe juve qe po shkruani keq! Sinqerisht Gramoz Aliu (Mozzik)