Dua Lipa vjen në Shqipëri, drekon me babain tek restoranti i njohur në Lezhë (FOTO)

9 August 2022, 21:04Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dua Lipa vjen në Shqipëri, drekon me babain tek restoranti i njohur
Dua Lipa në Lezhë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa pas përfundimit me sukses të "Sunny Hill Festival" në Kosovë është shpërngulur në Shqipëri.

Ditën e sotme ajo ka drekuar së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën në restorantin e njohur në Lezhë, "Mrizi i Zanave". Këtë gjë e ka bërë me dije vetë restoranti përmes një postimi në rrjetet sociale. Dua ka pozuar me stafin dhe pronarin e restorantit.

"Frymëzimi dhe esenca e Dua Lipas që ka nevojë urgjente rinia Shqiptare!
Është urgjente me kuptu që fama nuk arrihet me drogë, armë, fjalë të pista , gangsta apo operacione plastike, silikon siç po ju mësojnë disa "vipa" vendas!!

Vlera është vetëm tek arti, shija, esenca e së bukurës, patriotizmi dhe mbi të gjitha familja siç na mëson Dua Lipa , Dukagjin Lipa me familjen.

Faleminderit me zemër që na preferuat Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa" shkruhet në postim.



Video