Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Reperi Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit ështëXhonatan Isufi është ndaluar pasditen e kësaj të hëne nga Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit që uniformat blu kanë ushtruar në makinën e tij, i kanë gjetur një pistoletë të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë, kalibër 7.65 mm. Ai është ndaluar rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.
Ai është liruar pas shoqërimit në komisariat. Reperi ka hyrë menjëherë "live" në rrjetin social Instagram dhe ka treguar se gjithçka është në rregull.
“Gjithçka është në rregull. Gjithçka është nën kontroll. Respekt për Policinë e Kosovës dhe sjelljen e tyne”, tha ai.