DJ PM i propozon për martesë Sarës, blogerja poston unazën (FOTO)

15 November 2022, 21:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DJ PM i propozon për martesë Sarës, blogerja poston unazën
Sarah Berisha dhe PM

Pajtim Krasniqi, i njohur si Dj PM, dhe Sarah Berisha ishin një ndër çiftet që u krijuan gjatë realityshowt Big Brother Vip, por duket se dashuria e tyre për njëri-tjetrin është shumë e vërtet.

Ata janë në pritje të dasmës së tyre dhe këtë gjë na e ka bërë me dije Sarah Berisha.

Përmes një postimi në InstaStory, blogerja ka bërë me dije se Dj PM i ka propozuar për martesë dhe sigurisht që ajo i ka thënë “Po”.

"Ajo tha po", shkruan Sarah e cila ka postuar një foto ku ka treguar unazën e vendosur në gishtin e majtë.

Epo, të trashëgoheni dhe të gjithë me padurim mezi do presim dasmën e tyre.

DJ PM i propozon për martesë Sarës, blogerja poston unazën


Video