Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Konkurrenti i parë i Big Brother VIP Kosova është këngëtari i njohur Blero.
Ai ka prezantuar hapësirat e shtëpisë së “Vëllait të Madh” që do të presë edhe konkurrentët e tjerë.
Pos tjerash, Blero ka vizituar secilën dhomë të shtëpisë.

“Tepër bukur, më pëlqejnë ngjyrat, janë ‘amazing’”, ka thënë Blero.
Konkurrentja e dytë është Ledi Vokshi, një vajzë që ka lindur në Durrës, është rritur në Kanada, ndërkaq me origjinë është nga Kosova.
Shumë vjet më parë, Vokshi ka qenë banore e një formati pothuajse të njëjtë, dhe nga ajo kohë është e njohur për publikun.
