Bie qeveria e Big Brother, Jori acarohet me arrogancën e Kristit dhe ia plas: Na çave…

13 April 2023, 22:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bie qeveria e Big Brother, Jori acarohet me arrogancën e Kristit dhe ia
Jori duke debatuar me Kristin

Pas debateve të shumta dhe thyerja e vezëve në fytyrën e Kristit nga Efi, Vëllai i Madh shfuqizoi “qeverinë”.

Përmes një zarfi, Big Brother njoftoi se për shkak se qeveria e Big Brother e keqpërdori pushtetin dhe nuk mbajti premtimet e dhëna, loja ka përfunduar.

Pas leximit të zarfit, banorët kritikuan Kristit, duke i thënë se ai është fajtor për prishjen e lojës. Sipas tyre ata po kënaqeshin deri në momentin që loja u prish prej tij.

Kristi tha që ata të shkojnë t’i kërkojnë llogari qeverisë, pasi ata e prishën lojën dhe të mos merren me të, sepse në këtë mënyrë po i shtojnë pikë atij.

Jori u shpreh se Kristi është bërë i lodhshëm, po me të njëjta shprehje në shtëpi. Ndërsa Bledi tha që ai nuk ka përse i shfryhet popullit, pasi ankesa ishte për qeverinë.

Kristi pati një debat me Jorin, sa i përket shfuqizimit të qeverisë, pasi sfida u keqpërdor.

Kristi i tha Jorit se me gjithë respektin që ka për të, kur përfshihet në lojë është kot fare dhe se është më mirë të mos përfshihet në disa gjëra.

Kjo e fundit, tha se edhe ajo me gjithë respektin që ka për Kristin, ai “i ka çarë …”, duke e lënë muhabetin me kaq.

Bledi i tha Jorit të mos dalë nga vetja, pasi banorët kanë simpati për të për pozititetin që përcjell si dhe për tolerancën.

Kjo e fundit u shpreh se në disa raste nuk është fare tolerante.

 


Video