Dënimin ia jep "populli", Efi godet me vezë në kokë Kristin (VIDEO)

13 April 2023, 18:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dënimin ia jep "populli", Efi godet me vezë në
Kristi dhe Efi

Qeveria e Big Brother miratoi ditën e djeshme Kushtetutën me një sërë rregullash, ku për secilin prej tyre nëse nuk i zbatoje kishte dhe dënimin përkatës.

Por, duket se Kristi, pas thyerjes disa herë të rregullave nuk ka pranuar të zbatojë dënimet dhe një prej tyre ishte thyerja e dy vezëve në kokë.

Pas disa orësh rezistencë, Jori, nën cilësinë e Avokates së Popullit, kërkoi që Kristi të goditej me vezë, duke qenë se një gjë të tillë e miratoi kabineti qeveritar mbrëmjen e kaluar.

Luizi i tha Efit që t’ia hidhte ajo vezët, por ia tha me zë të ulët kur nuk e dëgjoi askush përveç Kiarës. Ajo mori vezët dhe sapo Kristi u kthye, i theu atij dy vezë në kokë.


Video