Bianca Censori habit sërish rrjetin me paraqitjen provokuese pranë Kanye West!

26 May 2026, 10:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bianca Censori habit sërish rrjetin me paraqitjen provokuese pranë
Kanye West/ Bianca Censori

Partnerja e reperit Kanye West, Bianca Censori, është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes me stilin e saj të guximshëm.

31-vjeçarja australiane u fotografua gjatë një daljeje në Los Angeles së bashku me bashkëshortin e saj, ku tërhoqi menjëherë vëmendjen me veshjen ekstravagante dhe transparente që ndezi reagimet në rrjetet sociale.

Bianca kishte zgjedhur një kostum trupi në nuanca argjendi dhe gri transparente, të kombinuar me taka me platformë, ndërsa look-un e kompletoi me flokët biondë të stiluar thjesht dhe aksesorë minimalistë.

Nga ana tjetër, Kanye West u shfaq me një stil më casual dhe të errët, me xhaketë bomber dhe pantallona lëkure.



Video