Miqësia shumëvjeçare që në adoleshencë mes reperave Stresi dhe Cllevio Serbiano duket se po shkon drejt fundit dhe shkak për këtë është bërë sherri i këtij të fundit me Noizyn.
Teksa kanë kaluar dy ditë nga dalja nga burgu e Cllevios, ende nuk e kemi parë mikun e tij të vjetër Stresi t'i shkojë në shtëpi për ta takuar, apo të bisedojnë live në rrjetet sociale. Ndërkohë, tek faqja e murit të studios së tij, Cllevio u shpreh se do vendosë të gjithë emrat e shokëve të tij, përveç emrit të Arkimed Lushajt (Stresit).
Kjo vjen pasi Stresi i ka kërkuar publikisht që të ndalojë sherret me Noizyn dhe i doli kundra tek konflikti në Durrës ku grushtet e Noizyt ndaj Cllevios bënë xhiron e rrjetit, duke u shprehur se ajo të ndodh kur shan tjetrin nga familja.
Teksa të gjithë fansat presin se çfarë do të ndodhë mes miqësisë së tyre, së fundmi ka ardhur një reagim nga Stresi.
Ai ka publikuar një foto të tijën në rrjetet sociale dhe sipër saj shkruan: “Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”.
Nuk dihet nëse ky mesazh është drejtpërdrejt për Cllevion apo për komentuesit që e konsiderojnë atë si "besprem" ndaj shokut të tij.