Bashkimi Europian: Twitter (X), rrjeti social me më tepër dezinformacion rus

26 September 2023, 20:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bashkimi Europian: Twitter (X), rrjeti social me më tepër
Elon Musk

Rrjeti social X, dikur i njohur si Twitter, ka përqindjen më të madhe të dezinformimit nga gjashtë rrjete të mëdha sociale, sipas një studim i Komisionit Evropian.

Studimi ekzaminoi mbi 6,000 postime unike të mediave sociale në Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, X dhe YouTube.

Ky studim analizoi përmbajtjen në tre vende që konsiderohen veçanërisht të rrezikuara nga dezinformimi, Spanja, Polonia dhe Sllovakia.

Komisionerja e BE-së për vlerat dhe transparencën Vera Jourova paralajmëroi kompaninë e Elon Musk.

“Mesazhi im për [X] është: ju duhet të pajtoheni me ligjin e ashpër. Ne do të vëzhgojmë se çfarë po bëni”, tha ajo.

Platforma me “raportin e zbulueshmërisë” me numrin më të lartë të dezinformatave, që do të thotë përqindja e përmbajtjes së ndjeshme të përbërë nga dezinformata, ishte Twitter.

YouTube kishte nivelin më të ulët, thuhet në studim.

Që kur mori drejtimin e Twitter, Elon Musk i hoqi kufizimet disa personaliteteve të njohur amerikanë të konsideruar si pranë të djathtës ekstreme duke shkaktuar polemika të shumta. Gjithashtu raportohet se propaganditstë të njohur rusë, kanë akses dhe postojnë lirisht në Twitter, ndonëse në vendin e tyre, ky rrjet social është i ndaluar nga qeveria.


Video