“Për këtë tryezën e kishte fjalën Lajçak?”

26 September 2023, 18:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Për këtë tryezën e kishte fjalën
Terroristët serbë në oborrin e manastirit të Banjskës, Kosovë

Gazetari i njohur Mentor Kikia, duke komentuar situatën në Veri të Kosovës pas sulmit të armatosur të një grupi serbësh, thotë se diplomatët që urdhërojnë palët të ulen të tryezën e bisedimeve po bëhen qesharakë.

Duke ironizuar, Kikia poston fotot e grupit terrorist të serbëve dhe pyet: “Për këtë tryezë e kishte fjalën Lajçak?”.

Gazetari më tej thotë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës tani s’dihet më për çfarë do të vazhdojë, e megjithatë para se të ulen në tryezë, udhëheqësit duhet t’i bëjnë thirrje Serbisë të dorëzojë grupin e armatosur te drejtësia e Kosovës.

Komenti i gazetarit Kikia:

Për këtë tryezën e kishte fjalën Lajçak, ndërsa këshillonte Kosovën se duhet të vazhdonte bisedimet, ndërsa vazhdonte lufta?

Unë besoj fort tek diplomacia, më shumë se tek pushka. Por kur diplomacia bëhet qesharke, ajo e humbet tërësisht vlerën dhe seriozitetin.

Kjo është skuadra e mercenarëve serbë që shndërroi manstirin në depo armësh dhe fortifikatë lufte.

Bisedimet me Beogradin duhet të vazhdojnë edhe s'dihet se për çfarë më, por më parë ata që udhëheqin tryezat, duhet ti kërkojnë Beogradit që këtë bandë t'ia dorëzojë drejtësisë së Kosovës të gjithën (veç atyre që mbaruan punë).


Video