Arjola Demiri realizon më në fund dëshirën e saj, por jo në Shqipëri

27 May 2022, 12:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arjola Demiri realizon më në fund dëshirën e saj, por jo
Arjola Demiri

Arjola Demirit mesa duket i është realizuar më në fund dëshira. E ftuar në një emision televiziv ajo ka rrëfyer se më në fund i është ofruar të prezantojë një emision të sajin, por jo në Shqipëri, por në një televizion në Kosovë.

“Në Kosovë më është ofruar një punë në një televizion. Dëshira ime është të bëj një shfaqje. Të bëj një emision për një televizion të ri që po hapet në Kosovë. Prezantuesja e një emisioni vetëm për mua”, u shpreh Arjola.

Arjola e ka shprehur shpeshherë dëshirë e saj për të prezantuar një emision dhe sidomos Portokallinë.

Gjatë kohës që ishte në “Big Brother Vip”, deklarata e Arjolës kur nuk hapi kutinë e Pandorës duke u shprehur se ëndrra e saj është të jetë prezantuese e “Portokallisë” dhe jo udhëtimi në Disneyland, u komentua shumë. Kësaj teme ajo iu rikthye edhe në “Fan Club”, ku tha se roli në fjalë do ta rriste profesionalisht dhe nuk do ishte “thjesht aktore”. Moderimin e “Portokallisë” asaj nuk ia dha askush.

Gjithashtu ajo është pyetur për jetën e saj private dhe Arjola nuk ka ngurruar të përgjigjet se është në kërkim të personit të duhur, por po pret që fëmijët e saj të rriten dhe pak pasi janë në një moshë delikate.


Video