Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Asteroidi që konsiderohet si më i madhi i këtij viti, sot do të kalojë pranë Tokës.
Ai është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm për shkak të madhësisë së tij me diametër 1.8 kilometra, por objekti qiellor nuk përbën kërcënim për planetin tonë.
Ky objekt hapësinor do të kalojë në një distancë të sigurt prej 4 milionë kilometra, rreth 10 herë më shumë se distanca mesatare mes Tokës dhe Hënës.
Ky asteroid do të jetë i dukshëm me teleskop, sidomos nga Australia. Ai do të lëvizë me një shpejtësi 20 herë më të madhe se e plumbit.