Një ndër anëtarët e jurisë në Festivalin e Këngës në RTSH që përzgjodhën Ronela Hajatin si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision ishte Agim Doçi. Ky i fundit duket se nuk është penduar mbi atë vendim edhe pas dështimit të këngëtares në Eurovision.
Pavarësisht se juria ndërkombëtare e eliminoi, Doçi është shprehur se kënga e Ronela Hajatit ishte me dinjitozja dhe se fitorja e saj ishte e merituar.
I pyetur mbi kriteret se pse u zgjodh kjo këngë, ai është shprehur:
"Janë 5 elementët kryesorë të këngës, është fabula, teksti, melodia, orkestracioni dhe interpretimi. Thonë njerëz në rrugë pse e zhveshur, pse e lanë, etj …Ajo është një këngë energjike me të cilën ajo prezanton etnopsiqikën e saj, pikërisht për këtë e zgjodhën".
Ndër të tjera foli edhe për një ndër pretendentët kryesore për të fituar festivalin e fundvitit që lamë pas, Alban Ramosaj, që sipas tij nuk mund të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion, pasi sipas tij, ai mund të përfaqësojë Kosovën.
“Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurrojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse unë nuk mund të çoj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët”, u shpreh Agim Doçi në Vizion Plus.
Kjo deklaratë e tij solli një reagim të menjëhershëm të Robert Aliajt, i cili i kujtoi Doçit se suksesin më të madh në Eurovision Shqipërisë, ja ka dhënë një kosovare, pikërisht Rona Nishliu me këngën “SUS”, e cila u rendit në vendin e 5-të.