Albano Bogdo i qeth flokët "zero" për katër luanë në TikTok (VIDEO)

28 June 2022, 17:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albano Bogdo i qeth flokët "zero" për katër luanë
Albano Bogdo

Shumë personazhe të famshëm në të gjithë globin janë bërë pjesë e rrjetit social TikTok, teksa në vendin tonë ka shumë aktorë dhe këngëtarë që edhe rrinë me orë të tëra "live" në TikTok për lojën me "gift-e" dhe dënime kush humbet.

Një ndër më aktivët është komediani Albano Bogdo, por së fundmi ai i ka befasuar të gjithë me veprimin e tij. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Albano Bogdo i ka qethur flokët zero dhe është depiluar "live" në TikTok për shkak se një person i quajtur "fabio_lala" në TikTok i ka dhuruar katër luanë, e cila është dhurata ku fiton më së shumti lekë.

Pra, për 4 luana në TikTok, Albano Bogdo e bëri kokën qeros. Siç duket, komediani ka menduar ta bëjë tani këtë veprim edhe për shkak se nuk do dalë për ca kohë në televizion, pasi përfundoi sezoni i "Klanifornia-s".

Kujtojmë se dënimet në TikTok janë nga më të çuditshme, ku personazhi Klevis Çelaj ka rruajtur njëher vetullat pas dënimit të dhënë nga reperi Stresi.


Video