“Personi që po telefononi nuk pergjigjet”, Bora Zemani nis pushimet verore larg Donald Veshajt (FOTO)

28 June 2022, 16:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Personi që po telefononi nuk pergjigjet”, Bora Zemani nis
Donald dhe Bora

Moderatorja Bora Zemani është një vajzat e showbizit më të komentuara në rrjet dhe në media dhe kjo për shkak të romancës me aktorin Donald Veshaj, për ndarjet dhe ribashkimet me të.

Pas përfundimit të emisionit “Përputhen”, Bora po shijon disa ditë relaksi dhe nga postimet e saj në rrjetet sociale kemi kuptuar se ajo ndodhet në Turqi për pushime së bashku me djalin e saj, Arborin.

Së fundmi, Bora ka postuar disa foto me bikini. Moderatoja ka pozuar nga ballkoni i resortit ku është vendosur, ku duket me bikini të zinj të thjeshtë dhe një fustan rrjetë të së njëjtës ngjyrë sipër.

“Personi qe po telefononi per momentin nuk mund te pergjigjet! Ju lutem lini mesazhin tuaj pas sinjalit… beeep!”- shkruan ajo krahas postimit.

Me sa duket Bora po kalon kohë vetëm me djalin e saj, ndërsa nga pamjet duket se Donald Veshaj nuk ndodhet me to. Nuk dihet nëse në vijim edhe aktori do t’i bashkohet moderatores në Turqi.



Video