A e dini se...? 9 fakte që na tregojnë sa pak e njohim planetin Tokë

19 June 2022, 13:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A e dini se...? 9 fakte që na tregojnë sa pak e njohim planetin
A e dini se...

Njerëzit modernë ecën mbi Tokë mbi 200.000 vite më parë, por ende nuk dimë shumë prej sekreteve të planetit. Megjithatë, më poshtë mund të gjeni 9 fakte të thjeshta që mund t’i mbani mend dhe të habisni këdo rreth jush.

Rrjeta e merimangës është më e fortë se çeliku

A e dini se...? 9 fakte që na tregojnë sa pak e njohim planetin

Fija e merimangës është më e fortë se sa çeliku për shkak të rezistencës nga shformimi dhe elasticiteti që ka. Rrjeta mund të shtrihet 2-4 herë nga përmasa e saj pa u shkëputur sepse zotëron karakteristikat më të mira të çelikut dhe gomës.

Bufët nuk kanë zgavra sysh

A e dini se...? 9 fakte që na tregojnë sa pak e njohim planetin

Bufët kanë tuba ose cilindra prandaj sytë e tyre mbeten të palëvizshëm. Ata mbahen nga strukturat kockore të kafkës, madje sytë e tyre mund të shihen përmes veshëve.

Bretkosat kanë dhëmbë

A e dini se...? 9 fakte që na tregojnë sa pak e njohim planetin

Bretkosat mishngrënëse kanë dhëmbë në të dyja nofullat e tyre. dhëmbët janë të vegjël, jo më shumë se gjysmë milimetri, me formë konike dhe ndërrohen vazhdimisht.

Balenat flenë vertikalisht

A e dini se...? 9 fakte që na tregojnë sa pak e njohim planetin

Balenat nuk lëvizin gjatë gjumit të tyre në pozicion vertikal. Besohet se flenë me njërin sy gjysmë të hapur dhe një pjesë e trurit të tyre qëndron zgjuar. Janë gjitarët që flenë më pak, vetëm 10-15 minuta në ditë.

Mollët, patatet dhe qepët kanë të njëjtën shije

A e dini se...? 9 fakte që na tregojnë sa pak e njohim planetin

Mund të mos duket aspak kështu, por nëse mbyll hundën dhe i provon, nuk mund ta dallosh. Gjithashtu, qepët nxisin gjumin pasi reduktojnë stresin dhe ulin presionin e gjakut. Megjithatë, për disa njerëz mund të shkaktojë djegie në kraharor.

Vidrat kapin putrat kur flenë

A e dini se...? 9 fakte që na tregojnë sa pak e njohim planetin

Kur rrjedha e lumit nis të shpejtojë, vidrat kapin putrat me njëra-tjetrën gjatë gjumit që mos të ndahen. Meshkujt i kapin kështu femrat e tyre për t’iu treguar të tjerëve që ajo i përket atij.

Qukapikët kanë gjuhë të gjatë

A e dini se...? 9 fakte që na tregojnë sa pak e njohim planetin

Në të vërtetë, gjuha e një qukapiku është kaq e gjatë sa mund të lidhet rreth kokës së tij, varion nga 15-35 cm. Ajo shtrihet midis syve dhe vrimave të hundës, mblidhet pas kafkës dhe ndihmon mbrojtjen e trurit duke zvogëluar fërkimin.

Kuajt mund të shohin thuajse në 360 gradë

A e dini se...? 9 fakte që na tregojnë sa pak e njohim planetin

Vendndodhja e syve të tyre anash kokës iu jep këtë fushëpamje kaq të gjerë. Nda, atanuk kanë aspak vështirësi për të parë çka pas tyre, por i ndihmon edhe madhësia e syrit, që është më e madhja mes gjitarëve të kokës dhe gjatësia.

Pëllumbat prodhojnë qumësht të rremë

A e dini se...? 9 fakte që na tregojnë sa pak e njohim planetin

Duke qenë se nuk kanë gjëndra qumështi, ata prodhojnë ‘qumësht bimor’. Ruhet në një qeskë në fytin e të rriturve dhe është shumë i ushqyeshëm për të vegjlit.



Video