Po planifikon të bëhet sërish baba? Rrëfehet Ilir Shaqiri

19 June 2022, 10:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po planifikon të bëhet sërish baba? Rrëfehet Ilir Shaqiri
Ilir Shaqiri dhe Emanuela

Disa javë më parë Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë e tyre prej 20 vitesh me një ceremoni madhështore buzë detit.

I ftuar në emisionin ‘Rudina’ fituesi i “BBVIP” është shprehur se tashmë pas dasmës po planifikojnë të ketë një fëmijë tjetër me Emanuelën. Balerini është gjithashtu dhe baba i një vajze tepër të talentuar por kësaj here ai duket se dëshiron një djalë.

 “Unë shpresoj që kjo të ndodhë dhe për këtë jam duke gjuajtur shumë peshq,” – tha Iliri teksa qeshte.

Më pas ai tha: “Të trashëgohemi me një djalë.”

Jo vetëm kaq, por ai sqaroi edhe prishjen e miqësisë me Tan Bramën, pasi ky i fundit tha se Iliri e merrte në telefon vetëm për interes.

“Problemi i Tanit është që në 21 ditë që qëndroi brenda shtëpisë, mezi arriti të lidhte 21 fjalë. Dhe i vetmi person që i dha akses në atë shtëpi për sa i përket komunikimit ishte Ilir Shaqiri. Dhe nëse Dritan Brama nuk di ta vlerësojë këtë gjë, atëherë është problemi i tij. Balerinët e Tan Bramës kanë kërcyer te spoti i Digitalbit ku unë jam imazh, por unë nuk kam lutur njeri me zor të vijë. Për më tepër që Digitalb i ka paguar balerinët që kanë qenë aty me kontratë. Balerinët e Tan Bramës janë maxhorenë dhe kanë një koreograf që mund t’ua kishte vizionuar kontratën. Është absurde që mbas 10 ditësh që ndodh ky xhirimi i klipit, dhe ata paguhen siç është në kontratë, unë dëgjoj mesazhe nga ana e Tan Bramës: ‘Ah, po balerinët e mi nuk paguhen kaq pak lekë’. Sepse nëse ti ke diçka për të kundërshtuar rreth pagesës, e bën përpara se të firmosësh kontratën. Sepse pas kontratës ti mund t’i japësh një vlerë vetes që mund të jetë stratosferike. Përgjigja e fundit, thënë shkurt, është: Bëj nder, gjej qeder”, tha Iliri.


Video