A do të jetë pjesë e Big Brother Vip? Flet Megi Pojani

4 June 2022, 16:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do të jetë pjesë e Big Brother Vip? Flet Megi Pojani
Megi Pojani

Sezoni i parë i Big Brother Vip u komentua shumë nga publiku, teksa që tani kanë nisur të aludohen emrat e personazheve publikë që do të marrin pjesë tek sezoni i dytë

Një prej tyre që përflitet është dhe emri i Megi Pojanit, e cila ka folur për herë të parë nëse do të jetë pjesë apo jo. Ajo ka deklaruar se nuk e ka të sigurt nëse do futet, sepse ka shumë frikë nga vetja.

“E di ose nuk futem unë, sepse kam frikë nga vetja. Edhe nëse vendos të futem, do e vendos sot për nesër sepse jam shumë e pavendosur”, tha Megi në emisionin "Më lër të flas".

Angazhimi momental i Megi Pojanit në ekran është si pjesë e jurisë së “She’s on Top”.


Video