Aktorja dhe njëkohësisht deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka folur për ndarjen nga partneri i saj 20 vite më i ri Keith Owen Groeneveld, për të cilën është përfolur shumë në media
Matoshi tregon se Keith ndryshe nga ajo, kërkonte të krijonte familje dhe të kishte fëmijë, por aktorja nuk dëshironte të kishte një fëmijë tjetër dhe kjo ka qenë arsyeja që ata kanë menduar t'i japin fund romancës së tyre.
“Është e vërtetë që unë me Keith nuk jemi më. Nuk jemi ndarë duke u përlarë, nuk jemi ndarë duke u sharë, nuk jemi ndarë duke urryer. Thjesht jemi ndarë se e kemi parë të arsyeshme që të mos jemi më bashkë.
Mund të them shlirë nëse unë kisha menduar vetëm për veten time unë isha akoma bashkë, kam menduar për më larg. Nuk kam thënë që do të zgjasë tërë jetën. Nuk kam qenë e gatshme, Keith ka dashur shumë të krijoj familje. Nuk kam dashur edhe një fëmijë tjetër. Ai ka qenë shumë më i ri në moshë. Ai duhet të fokusohet në punë, në karrierë e në fund edhe në familje”, u shpreh Adriana Matoshi në një intervistë në “ATV”.