Zelensky pesimist për takimin e nesërm: Nuk pres shumë, por le ta provojmë

27 February 2022, 19:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zelensky pesimist për takimin e nesërm: Nuk pres shumë, por le ta

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një deklaratë të shkurtër televizive se nuk pret shumë nga takimi midis delegacioneve ukrainase dhe ruse, që do të zhvillohen të hënën.

“Do të jem i sinqertë, si gjithmonë: Nuk besoj shumë se ky takim do të ketë rezultate, por le ta provojnë, në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshim se unë, si president, nuk u përpoqa ta ndaloja luftën kur ekzistonte qoftë edhe një shans i vogël”, tha Zelensky.

“Dhe teksa djemtë tanë janë atje, presidenti është këtu, shefi i shtabit është këtu, kryeministri është këtu, ushtria është këtu, komandanti i përgjithshëm është këtu. Të gjithë do të mbrojmë shtetin dhe kufijtë tanë”, shtoi ai.

Më herët të dielën, zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin tha se bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes me orën lokale, në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.


Video