Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

BE ka mbyllur plotësisht hapësirën ajrore ndaj Rusisë, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
"Ne po mbyllim hapësirën ajrore të BE-së për rusët, propozojmë ndalimin e të gjithë avionëve rusë, të regjistruar dhe të kontrolluar nga Rusia. Këta avionë nuk do të mund të ulen më, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e Bashkimit Evropian", tha ajo.
Kjo do të zbatohet për çdo avion që zotërohet ose kontrollohet nga një person shtetas, ose juridik rus.
“Pra, më lejoni të jem shumë e qartë: hapësira jonë ajrore do të jetë e mbyllur për të gjithë avionët rusë dhe kjo përfshin edhe avionët privatë të oligarkëve”, shtoi ajo.