Do futeshin në qytet me autoambulancë, dështon plani i çeçenëve për të depërtuar në Kiev

27 February 2022, 15:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Do futeshin në qytet me autoambulancë, dështon plani i

Që prej ditësh së dytë të pushtimit rusët janë përpjekur që të inflitrojnë grupe sabotazhi brenda Kievit me qëllim dobësimin e rezistencës së vendasve dhe koordinimin e sulmeve nga jashtë.

Deri më tani ata janë përpjekur të futen me kamuflazh dhe makina ushtarake të ukrainasve me qëllim moszbulimin. Madje disa herë janë përdorur edhe makina civile, por ukrainasit i kanë zbuluar.

Sëfundmi, ushtria ukrainase ka ndaluar një autoambulancë brenda të cilës ndodheshin një grup çeçenësh që përpiqeshin të futeshin në Kiev me sirena ndezur, sikur të kishin një urgjencë. Pas ndalimit ata I kanë prangosur ushtarët që po i shërbejnë Putinit duke i shtrirë në tokë.

Kyiv Independent raporton se kjo është e disata herë që rusët tentojnë të futen në qytet përmes formave të ndryshme.

 

 

 


Video