Zelensky: Korrupsioni në kohë lufte është tradhëti kombëtare, javën tjetër kalojmë ligjin

27 August 2023, 19:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky: Korrupsioni në kohë lufte është tradhëti
Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky


Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka paralajmëruar hartimin e një ligji që e barazon korrupsionin me tradhëtinë kombëtare gjatë periudhës së luftës.

Zelensky tha se ligji do të miratohet javën e ardhshme dhe parashikon dënime tepër të rënda për të korruptuarit.

Më herët gjatë kësaj vere, Zelensky ka thënë se një hetim shtetëror në qendrat anembanë Ukrainës ekspozoi abuzime nga zyrtarët, duke filluar nga pasurimi i paligjshëm deri te transportimi i burrave të kualifikuar përtej kufirit, pavarësisht një ndalimi në kohën e luftës për ta lënë vendin.

Zelenskyy tha gjithashtu se 112 çështje penale u hapën kundër zyrtarëve të bordit të dyshuar për marrje ryshfeti dhe përfshirje në praktika korruptive.


Video