Gruaja besohet se është marrë peng nga një pikë shitjeje makinash të hënën në qytetin Phoenix nga një burrë që mbante paruke dhe pretendonte se ishte shofer taksie, njoftonte policia e Yavapai.
Burri besohet se kishte lidhur atë me kapëse plastike dhe kishte udhëtuar me të drejt Las Vegas, ndërsa kishin kaluar natën e të hënës në parkun e liqenit Lake Mead Park, tha zyra e sherifit.
Të martën kur ata kishin ndaluar në një ikë karburanti në Seligman, Arizona, gruaja i kishte lënë në dorë një klienti aty letrën me shënimin “ndihmë, thirr 911” duke iu referuar numrit të emergjencës, njoftonin autoritetet që kishin publikuar dhe foton e shënimit.
Oficerët kishin marrë përshkrimin e gruas dhe burrit nga dëshmitari, i cili u tha se po udhëtonin drejt autostradës Interstate 40.
Furgoni rrjedhimisht u interceptua dhe i dyshuari i identifikuar si Jacob Wilhoit, 41 vjeç – u ndalua pa incidente, ndërsa në mjetin e tij kishte disa armë zjarri në pamje të plotë nga jashtë makinës. Wilhoit u ndalua për pengmarrje, burgosje dhe sulm ndaj personit.
Zyrtarët thanë se viktima dhe i dyshuari e njihnin njëri-tjetrin. Viktima ishte shpallur e humbur nga nëna e saj, e cila kishte përmendur dhe Wilhoit si person me interes për çështjen. Autoritetet thanë se së shpejti do të publikojnë më shumë detaje mbi ngjarjen.