Zbulimi i Kurtit: Vuçiç është i fiksuar me Adem Jasharin, synonte ta bënte Manastirin si “Kullën e Jasharajve”

26 September 2023, 23:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulimi i Kurtit: Vuçiç është i fiksuar me Adem
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti i është kthyer sërish ngjarjeve të rënda në Manastirin e Banjskës dhe ka akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç se donte ta shndërronte Banjskën në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.

Kurti zbulon se gjatë takimit të majit në Bruksel, Vuçiç i kishte thënë se Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.

Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, shkruan Kurti.


Video