Vrasja e gazetarëve të Fox News, Blinken: Lufta po vë në rrezik jetën e punonjësve të medias

16 March 2022, 09:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e gazetarëve të Fox News, Blinken: Lufta po vë në
Vrasja e gazetarëve të Fox News

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një postimi në Twitter për vdekjen e gazetarëve të Fox News, Pierre Zakrzewski, një shtetas irlandez, dhe Oleksandra Kuvshinova, 24-vjeçare ukrainase.

Ata mbetën të vrarë jashtë Kievit kur automjeti i tyre u sulmua me armë nga trupat ruse.

“Ju jam mirënjohës të gjithë atyre që rrezikojnë jetën e tyre për t’i treguar botës se çfarë po ndodh në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e vazhdueshme të Rusisë, e cila po vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias në Ukrainë”, tha ai.

Të dielën, një tjetër gazetar i zonës së luftës, Brent Renaud vdiq kur trupat ruse e qëlluan atë në një pikë kontrolli në Irpin, shumë pak larg Kievit.


Video