Putin: Ukraina nuk po tregon seriozitet për të gjetur një zgjidhje

15 March 2022, 19:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Putin: Ukraina nuk po tregon seriozitet për të gjetur një

Ukraina nuk po tregon seriozitetin e duhur për arritjen e një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët për fundin e konfliktin. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin, sipas Kremlinit – i cituar nga agjencia Bloomberg – referuar bisedës me presidentin e Këshillit të BE, Charles Michel.

Ndërkohë, ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka njoftuar se ata nuk do të marrin më pjesë në Këshillin e Europës.

Në deklaratën nga Ministria e Jashtme ruse thuhet se Bashkimi Europian dhe vendet e NATO-s që sillen armiqësisht ndaj Rusisë, “vazhdojnë të shkelin vijën e Këshillit të Europës dhe zonën e përbashkët të së drejtës humanitare në Europë".

Në deklaratën ku thuhet se Rusia nuk do të marrë pjesë në Këshillin e Europës, theksohet se "Rusia nuk do të marrë pjesë në transformimin e organizatës në një platformë supremaciste dhe narciste perëndimore".

 


Video