Zelensky: Ukraina duhet ta pranojë që nuk do t’i bashkohet NATO-s

15 March 2022, 19:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zelensky: Ukraina duhet ta pranojë që nuk do t’i bashkohet

Volodymyr Zelensky ka deklaruar sot se Ukraina duhet të pranojë faktin që nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s.

Duke folur gjatë një video-konference me zyrtarë ushtarakë ditën e sotme, ai tha: “Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. E kuptojmë këtë”.

“Kemi dëgjuar për vite që dyert janë të hapura, por kemi dëgjuar gjithashtu se nuk mund të anëtarësohemi. Është një e vërtetë dhe duhet të njihet. Jam krenar që njerëzit tanë filluan ta kuptonin këtë dhe të besonin tek vetja e tyre dhe partnerët të cilët na ndihmojnë”, ka thënë ai.

Para pushtimit, Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të ndalohet së anëtarësuar në NATO si një nga “garancitë e sigurisë” që po kërkonte Moska.

 


Video