“Vrasësi kthehet gjithmonë në vendin e krimit…”, si u organizua vrasja e Liridonës: Unë ta zgjidh këtë punë!

4 December 2023, 09:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Vrasësi kthehet gjithmonë në vendin e
Liridona Ademaj

“Sot duhet të kryhet kjo punë”, kjo është fjalia që i ka thënë Naim Murseli, vrasësit të gruas së tij, Liridonës, para se të kryhej akti makabër.

Murseli u takua me Kushtrim Kokallën në një qendër në Gjakovë në orën 9:30 të mëngjesit, disa orë para se gruaja të vritej me urdhër të të shoqit, i cili premtoi 30 mijë euro për t’u kryer krimi.

Sipas dosjes së Prokurorisë, burri pretendonte se kishte probleme me Liridonën, ndërsa Kushtrim Kukolla i kishte premtuar që “do t’ja zgjidhte atë punë”. Kështu ata inskenuan grabitjen që do të çonte në vrasjen e Liridonës.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, zbuloi detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, e cila u ekzekutua në një plan të mirëmenduar nga bashkëshorti i saj.

Shala zbuloi dhe veprimet operative të policisë së Kosovës të cilat çuan në zbardhjen e ngjarjes.

Sipas tij, pasi ndodhi vrasja e pretenduar si grabitje, policia në bashkërendim me prokurorinë e Kosovës vendosën kamera të fshehta në zonën e krimit, ku u regjistruan takime mes bashkëshortit dhe personit të cilin kishte kontraktuar për të kryer vrasjen.

Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, Naim Murseli me qëllim që të vrasë bashkëshorten e tij, është marrë vesh me të pandehurin Granit Plava për të kryer këtë akt makabër.


Video