Meloni në Beograd, Vuçiç: Fiat Panda e re elektronike do jetë “Made in Serbia”

3 December 2023, 21:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meloni në Beograd, Vuçiç: Fiat Panda e re elektronike do
Giorgia Meloni dhe Aleksandër Vuçiç

Një fabrikë gjigante për prodhimin e makinave Fiat në Serbi do të hapë Italia.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Beograd.

Teksa Meloni deklaroi mbështetjen e fortë të Italisë për anëtarësimin e Serbisë në BE, ajo vuri theksin edhe te bashkëpunimi mes dy vendeve për emigrantët ilegalë.

Ndërsa Vuçiç u fokusua më tepër te aspekti ekonomik, duke konfirmuar atë që është përfolur gjatë javëve të fundit, vendimin e Stellantis për prodhimin e Pandas së re elektrike në fabrikën në Kragujevc në Serbisë, ku deri më tani është prodhuar Fiat 500L.

Sakaq, nga qeveria shqiptare, Meloni ka marrë “OK” për ndërtimin e kampeve për strehimin e mijëra emigrantëve ilegalë.


Video