Von der Leyen: Ukraina së shpejti në BE. Në Bucha u shkatërrua njerëzimi

8 April 2022, 20:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Von der Leyen: Ukraina së shpejti në BE. Në Bucha u
Ursula von der Leyen në Bucha

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen është liderja e parë perëndimore që viziton periferinë e Kievit, Bucha, pasi u zbulua se mizoritë u kryen atje ndërsa trupat ruse u tërhoqën kohët e fundit.

Von der Leyen e vizitoi qytetin ku zyrtarët ukrainas thonë se qindra civilë u vranë nga forcat ruse, gjatë një vizite në Ukrainë bashkë me kryediplomatin e BE-së Josep Borrell.

Von der Leyen pa 20 trupa të zhvarrosur nga një varr masiv atje dhe ndezi qirinj në një kishë për viktimat.

Von der Leyen: Ukraina së shpejti në BE. Në Bucha u

“Ishte e rëndësishme të filloja vizitën time në Bucha. Sepse në Bucha njerëzimi ynë u shkatërrua”, shkroi von der Leyen në Twitter.

“Mesazhi im për popullin ukrainas: ata që janë përgjegjës për mizoritë do të sillen para drejtësisë. Beteja juaj është e jona”, tha ajo.

Presidentja e Komisionit Europian tha se vdekjet e civilëve në qytetin ukrainas të Buças treguan "fytyrën mizore" të ushtrisë së presidentit rus Vladimir Putin dhe premtoi të mbështesë Kievin në mbrojtjen e "kufirit të Europës".

Para se të shkonin në Bucha ata vizituan Kievin për t'i ofruar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky mbështetje dhe siguri lidhur me kërkesën e tij për anëtarësim në BE.

Von der Leyen: Ukraina së shpejti në BE. Në Bucha u

Duke udhëtuar me tren nga Brukseli në Kiev, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u tha gazetarëve se mesazhi më i rëndësishëm që ajo po i sillte Zelenskyt ishte se "do të ketë një rrugë drejt BE-së" për Ukrainën.

“Zakonisht duhen vite përpara se Këshilli i BE-së të pranojë një aplikim për anëtarësim, por Ukraina e bëri këtë brenda një ose dy javësh dhe unë dua që të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.

"Qëllimi ynë është të paraqesim kërkesën e Ukrainës në këshill këtë verë."

Kryediplomati i BE-së, Borrell u tha gazetarëve se vizita ishte një sinjal se "Ukraina ka nën kontroll territorin e saj" dhe qeveria vazhdon të drejtojë vendin.

"Ukraina nuk është një vend i pushtuar, i dominuar. Ka ende një qeveri që pret njerëz nga jashtë vendit dhe mund të udhëtohet në Kiev," tha Borrell.



Video