Putin bëhet i gjallë në funeralin e ultranacionalistit rus

8 April 2022, 18:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Putin bëhet i gjallë në funeralin e ultranacionalistit rus

Vladimir Putin është paraqitur publikisht në funeralin e politikanit ultra-nacionalist rus Vladimir Zhirinovsky.

Pamjet nga një shërbim përkujtimor në Moskë tregojnë Putinin teksa vendos një tufë me lule pranë arkivolit të Zhirinovskyt përpara se të bëjë shenjën e kryqit dhe të përulet në shenjë nderimit për të.

Zhirinovsky vdiq të mërkurën në moshën 75-vjeçare, raportohet se shkak kanë qenë komplikimet nga Covid.

Ai ishte në dukje një kundërshtar politik i Putinit, por në fakt ishte pjesë e një opozite të menaxhuar që i mundëson Kremlinit të mbajë një pamje të demokracisë në Rusi.

Presidenti rus ka bërë vetëm paraqitje të rastësishme publike gjatë muajve të fundit. Një tubim i madh pro luftës i organizuar në një stadium në Moskë më 18 mars ishte shfaqja e tij e parë publike që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.


Video