A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Presidenti i SHBA-së Joe Biden është penguar dhe ka rënë teksa shpërndante diplomat në një ceremoni diplomimi për Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së në Kolorado.
Biden, i cili është presidenti më i vjetër në detyrë i SHBA-së 80-vjeç, u ndihmua të ngrihej në këmbë dhe dukej se nuk ishte lënduar.
Drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë tha se "ai është mirë".
“Kishte një pengesë në skenë ndërsa ai po takonte të pranishmit”, shkroi Ben LaBolt në Twitter pas rënies së të enjtes.