Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet me Serbinë

1 June 2023, 18:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje qytetarëve: Shmangni
Kufiri

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD), u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin kalimet nëpër territorin e Serbisë. Kjo thirrje vjen pas situatës së tensionuar në serbi dhe protestave të dhunshme të serbëve lokalë.

MPJD ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë alternative të udhëtimit.

Reagimi i plotë:

MPJD fton qytetarët e Republikës së Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin kalimin nëpërmjet Serbisë.

MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd.

Marrë parasysh zhvillimet e fundit, dhe duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, me qëllim të shmangies të çfarëdo incidenti, MPJD fton qytetarët që të përdorin rrugë alternative për udhëtim.


Video