Publikohet me VIDEO momenti kur serbët me maska sulmojnë dy shqiptarët në veri të Mitrovicës

1 June 2023, 18:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Publikohet me VIDEO momenti kur serbët me maska sulmojnë dy
Sulmi ndaj shqiptarëve

Në Mitrovicën e Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”.

Pas protestës është raportuar për një incident, ku dy shqiptarët kanë qenë duke u kthyer nga Mitrovica e Veriut drejt Mitrovicës së Jugut teksa janë sulmuar nga persona me maska.

Së fundmi, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar videon në të cilën shihet momenti i sulmit ndaj dy shqiptarëve. Sveçla ka publikuar në Twitter sulmin ndaj shqiptarëve dhe ka kërkuar që të dënohet ky akt dhune.

Policia e Kosovës nuk ka mundur t’i arrestojë autorët, ndërsa dy shqiptarët kanë pësuar lëndime trupore dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.

Postimi i Xhelal Sveçlas:

"Qytetarët tanë u sulmuan brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga milicia fashiste e orkestruar dhe e drejtuar nga Beogradi. Ky akt dhune dhe huliganizmi duhet të dënohet ashpër. Ato nuk do të cenojnë rendin ligjor dhe kushtetues në Republikën tonë,"- shkruan Sveçla.




Video