Vdes Ray Liotta, ylli i “Goodfellas” ishte 67 vjeç

26 May 2022, 19:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdes Ray Liotta, ylli i “Goodfellas” ishte 67 vjeç
Ray Liotta

Lamtumirë Ray Liotta! Aktori i famshëm i Hollywood ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në moshën 67-vjeçare.

Aktori ka ndërruar jetë teksa ishte në gjumë.

Liotta ndodhej në Republikën Dominikane ku po xhironte filmin “Dangerous Waters”.

Liotta mori famë botërore me filmin e vitit 1990 “Goodfellas” dhe me regji të Martin Scorsese, një ngjarje e bazuar mbi historinë e vërtetë të mafiozit Henry Hill, ku luajti në krah të Robert De Niro dhe Joe Pesci.

Aktori me origjinë italiano-skoceze ishte bashkë me të fejuarën në Republikën Dominikane dhe autoritetet kanë konfirmuar se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.

 


Video