Uragani Helen / Jepet ALARMI në SHBA: Evakuohuni menjëherë, çarja e digës së liqenit është e pashmangshme

27 September 2024, 18:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Uragani Helen / Jepet ALARMI në SHBA: Evakuohuni menjëherë,
Diga e liqenit Lure, Karolina e Veriut, SHBA

Banorëve pranë liqenit “Lure” në Karolinën e Veriut u është kërkuar të evakuohen menjëherë për shkak të rrezikut të shpërthimit të digës.

Autoritetet në vend kanë lëshuar një thirrje të menjëhershme pak minuta më parë, duke u kërkuar banorëve të shkojnë në zona të larta, pasi “dështimi i digës së liqenit Lure, është i pashmangshëm”.

Prej ditës së djeshme, niveli i ujit në liqen ka arritur në masën kritike, ndërsa shkarkimet kanë qenë të vazhdueshme duke bllokuar një pjesë të madhe të autostradës që kalon më poshtë.

Florida, Karolina e Veriut, ajo e Jugut dhe Xhorxha po përballen me përmbytje të mëdha të shkaktuara nga uragani Helen.

Nëse diga 36 metra e lartë e liqenit do të shpërthente, do të ishte një ngjarje e përmasave katastrofike për zonën.


Video