Heroike / Po raportonte përmbytjet masive nga uragani, gazetari hyn në ujë dhe shpëton gruan e bllokuar (VIDEO)

27 September 2024, 17:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Heroike / Po raportonte përmbytjet masive nga uragani, gazetari hyn në
Meteorologu Bob Van Dillen

Reporteri i motit në Fox News, është shndërruar në hero, pasi gjatë detyrës ka vendosur të zhytet në ujin e përmbytjeve dhe të shpëtojë një grua.

Meteorologu Bob Van Dillen ishte duke raportuar për përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga uragani Helen në Atlanta të SHBA-së, kur dëgjoi thirrjet e dëshpëruara të një gruaje të bllokuar në makinën e saj.

Ai dëgjohet teksa i thotë gruas të qëndrojë e qetë pasi ka njoftuar ekipet e shpëtimit, ndërsa pak çaste më pas ndërpret raportimin për ta shpëtuar.

Në një segment tjetër, ai shihet teksa del nga uji së bashku me gruan që e mban në krahë.

Tetë persona kanë hubur jetën si pasojë e vërshimeve të pazakonta nga uragani Helen, tashmë i klasifikuar si i kategorisë 4, ndërsa 4.4 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike në Florida, Xhorxha, Karolinën e Veriut dhe Karolinën e Jugut.


Video