TRONDITËSE në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

5 June 2025, 17:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

TRONDITËSE në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave

Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara, ku tre vajza të mitura janë gjetur të pajeta, të dyshuara të jenë vrarë nga babai i tyre, Travis Decker.

Trupat e motrave Paityn 9 vjeç, Evelyn 8 vjeç dhe Olivia 5 vjeç u zbuluan në një zonë të largët kampingu pranë një kamioni të braktisur në Wenatchee, një qytet rural në shtetin e Uashingtonit.

Vajzat u gjetën me qese plastike mbi kokat dhe me duart e lidhura, çka sugjeron se kanë humbur jetën nga asfiksia.

Babai i tyre, 32-vjeçari Decker, është shpallur në kërkim nga autoritetet dhe akuzohet për vrasje të trefishtë dhe rrëmbim.

Ai i kishte marrë vajzat më 30 maj nga shtëpia e ish-bashkëshortes së tij, Whitney Decker, me pretendimin për një vizitë të zakonshme.

Kur nuk i riktheu më në shtëpi, nëna alarmoi policinë.

Për lokalizimin dhe arrestimin e Decker është ofruar një shpërblim prej 20 mijë dollarësh.

Ai mësohet se ka shërbyer më parë në ushtrinë amerikane dhe, sipas ish-bashkëshortes së tij, kishte probleme të theksuara të shëndetit mendor për të cilat nuk po merrte trajtimin e nevojshëm.

Whitney Decker kishte kërkuar divorcin në vitin 2024, duke përmendur si arsye gjendjen e paqëndrueshme mendore të bashkëshortit.

Hetimet për këtë rast vijojnë ndërkohë që autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e të dyshuarit.


Video